Fajon: S’ka vendim për vizat
Raportuesja e Parlamentit të Evropës për liberalizimin e regjimit të vizave, Tanja Fajon, deklaroi se është e sigurt se brenda një periudhe të caktuar kohore nuk do të miratohet mekanizmi për suspendimin e regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor, pasi që negociatat e institucioneve evropiane për vendosjen e këtij mekanizmi kanë dështuar.Ajo theksoi se negociatat kanë dështuar, por shtoi se kjo nuk nënkupton se mekanizmi nuk do të aprovohet. Rreth propozimit të Komisionit të Evropës për suspendimin e regjimit pa viza ka kohë që po zhvillohen konsultime në trekëndëshin evropian Parlamenti-Këshilli-Komisioni.
‘Ka mbetur të arrijmë marrëveshjen për reciprocitetin. Kjo pikë e vetme e hapur nuk ka pasur të bëjë drejtpërsëdrejti me Ballkanin’, tha Fajon.
Megjithatë, ajo shtoi se kjo nuk nënkupton se do të injorohet problemi i azilkërkuesve të rrejshëm, njofton express.
‘Përkundrazi, duhet të forcohen përpjekjet që ky problem të zgjidhet, duke respektuar parimet e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Vetëm kështu mund të eliminohet rreziku i rikthimit të vizave’, nënvizoi Fajon./standardi.info