Kalo te lënda

Duhani nuk të liron nga stresi

duhani0-645x400Në kundërshtim me mendimin e deritashëm se duhan-pirja të liron nga stresi, shkencëtarët kanë zbuluar se ish-duhanpirësit janë më pak nervozë se personat që vazhdojnë të konsumojnë duhanin.

Çdo i pesti duhanpirës thotë se e konsumon duhanin për të qenë më pak nervoz, mirëpo nga aspekti shkencor duhan-pirja nuk ka kurrfarë efekti në zvogëlimin e stresit. Pra, bëhet fjalë për ‘efektin placebo’, respektivisht bindjen e rrejshme.

Shkencëtarët kanë përcjellë gjendjen e 500 duhanpirësve, disa prej të cilëve kanë arritur të heqin dorë nga duhani, dhe të tjerët që nuk kanë arritur të bëjnë një gjë të tillë.

Rreth 70 përqind e duhanpirësve që kanë arritur të heqin dorë nga duhani së paku që 6 muaj, kanë deklaruar se tashmë ndjehen shumë më të relaksuar.

Për dallim prej tyre, ata të cilët ishin përpjekur të hiqnin dorë nga duhani, por nuk kishin arritur të bënin një gjë të tillë, kanë treguar se ndodhën nën stresin më të madh sesa që ishin dikur.

“Është mendim i përgjithshëm, dhe duket bindës, se cigaret të relaksojnë, mirëpo ky konstatim i përgjithshëm është i gabuar. E vërteta është plotësisht e kundërta e kësaj”, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Universiteti prestigjioz i Oxfordit.

Lini një koment