Kalo te lënda

Avramopulos kritikon Berishën dhe Erdoganin

f_0106193522527_mMinistri i Jashtëm i qeverisë greke, Dimitris Avramopoulos, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me deklaratat nacionaliste.

Në një intervistë për gazetën e diasporës greke në SHBA, “Ethnikos Kirika”, Avramopoulos ka theksuar edhe një herë vijat e kuqe të diplomacisë greke.

I pyetur nga gazetari lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për “Shqipërinë e madhe”, dhe ato të kryeministrit turk Erdogan i cili tha se “Greqia po shet ishujt e vet”, Avramopoulos deklaroi se Athina ka vullnet dhe aftësi për të mos lejuar retorikat populiste që të helmojnë dialogun dypalësh e shumëpalësh, transmeton “Shekulli”.

Pas acarimit që krijuan në Athinë deklaratat e Berishës, një tjetër deklaratë e kryeministrit Erdogan shkaktoi tension mes dy vendeve. Erdogan komentoi faktin që agjencia e vlerësimit S&P ngriti për disa pikë Greqinë, duke thënë se “agjencitë e vlerësimit janë të politizuara dhe të pasinqerta, kur ngrenë me gjashtë pikë një vend që po mbytet dhe që po shet ishujt e tij, ndërsa Turqinë e vlerësojnë me pikatore”.

Lini një koment