Kalo te lënda

Tani mund ta shprehni lumturinë duke… tundur bishtin (VIDEO)

largea_bishti-11357308433Pse, vetëm qentë e macet kanë mundësi të shprehin lumturinë e tyre duke tundur bishtin?

Tani edhe njerëzit do e kenë këtë mundësi falë një shpikësi japonez. Ai ka shpikur një bisht për njerëzit, që reagon sa herë jemi të gëzuar, ose të eksituar.

Tailly është i mbushur me sensorë që monitorojnë pulsin e atij që e vesh. Kështu, sa më shumë të rrahë zemra, aq më shumë u tundet bishti.

Ai që e ka shpikur shpreson se do të bëhet një aksesor i domosdoshëm në vitin 2013.

Lini një koment