Plisi si simbol që identifikonte e dënonte shqiptarët
Nëse qeleshja e bardhë ishte shenja që identifikonte shqiptarët, bartja e saj nuk ka qenë gjithherë e lehtë.
Në kohë të ndryshme ka mundur të rezultojë me heqje koke.
Publicisti e politikani tashmë i ndjerë Arbën Xhaferi shkruante se plisi ishte bërë mjet për identifikimin e shqiptarëve prej pushtuesve përgjatë historisë. “Gjatë luftërave ballkanike kur Shkupi ishte pushtuar nga bullgarët fqinj, pushtuesit si objekt dënimi zgjodhën qeleshen e bardhë shqiptare”, shkruante Xhaferi, transmeton koha.