PD: Rama po fsheh lidhjet me Bajrabën
Partia Demokratike ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po fsheh lidhjet e vërteta të Kosta Barjabës me Partinë Socialiste. Sipas zëdhënëses se PD-së, Bajraba ishte në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e kaluara, dhe Rama duhet t’i zbardhë raportet e tij me PS-në.
“Zoti Rama mashtron kur thotë se xhepisti i tij, Barjaba, nuk ka lidhje me PS-në, ndërkohë që në listën e deputetëve të Qarkut të Vlorës në zgjedhjet e vitit 2009, zoti Rama e ka vendosur Kosta Barjabën të shtatin në listë dhe më pas bëri çdo përpjekje dhe presion për të larguar një tjetër deputet të listës në mënyrë që Kosta Barjaba të futej në Parlament. Sipas zotit Rama, Barjaba është futur vetë në listën e deputetëve të PS-së”, u shpreh Vorpsi.