Negociatat për MSA-në, jo para vjeshtës
Qeveria kishte dhënë zotime të përmbushte gjatë vitit 2012 kriteret afatshkurtra, që ishin kusht i Komisionit Evropian për nisjen e negociatave për MSA-në.
Ato nuk janë përmbushur dhe tani është premtuar që puna të kryhet në tremujorin e parë të 2013-s, shkruan koha. Burime të gazetës kanë thënë se Qeveria ka informatën zyrtare nga Bashkimi Evropian se negociatat për MSA nuk do të mund të fillojnë para vjeshtës së 2013-s
Burime të gazetës kanë thënë se negociatat nuk do të nisin para nëntë muajsh.
“Qeveria ka informatën zyrtare nga BE-ja që negociatat për MSA-në nuk do të mund të fillojnë para vjeshtës së 2013-s”, ka thënë një burim i gazetës. “Negociatat nuk do të nisin as atëherë, nëse Kosova nuk i ka kryer punët e shtëpisë”.