Kalo te lënda

Musliu: Prishtina t’i tregoj muskujt

f_0819172935148_mJonuz Musliu, lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Luginën e Preshevës, ka thënë se shqiptarët nuk do të lejojnë të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore e as simbolet kombëtare.

“Nuk e di se pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për ta provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush i respekton dëshmorët. Besoj se nuk do të vije deri të prishja e pllakës kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc”, ka thënë Musliu për “Epokën e Re”.

Ai ka kërkuar nga Prishtina t’i tregoj muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. (ORAinfo)

Lini një koment