Lajmi0 Komente “Blloku” i Kuçit për Nikoliqin
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq për të vizituar Kosovën.
Nikoliqi me një kërkesë i ishte drejtuar fillimisht shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ku ky i fundit të njëjtën ia kishte përcjell zv/kryeministrit Kuçi, i cili ka refuzuar këtë kërkesë.
Në refuzim të kërkesës së Nikolicit, përmendet edhe pengimi që autoritetet e Serbisë i kanë bërë ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, të cilit në janar të vitit 2012, autoritetet e Serbisë nuk i kishin lejuar të shkonte në Preshevë për t’u takuar me përfaqësues të Preshevës, siç kishin vepruar edhe në dhjetor të të njëjtit vit ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. (ORAinfo)