Kim ‘e vazhdon punën’ përkundër shtatzënisë
Nëse keni menduar se ideja e të qenit nënë do ta bënte Kim Kardashian t’i linte anash fustanet e saja sexy dhe zbulimin e gjoksit, atëherë mendoni edhe njëherë.
Përkundrazi, Kim është shfaqur ditën e djeshme duke ‘shkuar në punë’ me një pamje tipike të sajën. Dhe kur themi ‘në punë’, mendojmë në klube nate.
E dashura e Kanye-s u pa në një klub nate të quajtur “Cowboys” në Kanada, e veshur me një bluzë transparente që i shfaqte për mrekulli gjoksin e saj.
Edhe pse ishte veshur shumë ngushtë, barku i fryrë ende nuk po i shihet.
Ndryshe, Kim është kritikuar shumë kohëve të fundit, pas njoftimit se është shtatzënë. Pasi ajo kishte postuar një foto në një klub të Las Vegasit, një përcjellës në Twitter i kishte thënë: “A do të duhej të ishe në klub nate tani që je shtatzënë? Bravo”.
Të tjerët e akuzuan atë edhe më rëndë, duke e quajtur si nënë jo të përshtatshme dhe duke bërë shaka me peshën e saj. /Dukagjini.com