Kalo te lënda

Kapet macja që u ndihmonte të burgosurve të ikin

maceja1-645x400Rojet e një burgu në Arapiraca (Alagoas), në Brazil, kanë arritur të parandalojnë një ikje nga kjo qendër e sigurisë. Ata e kanë zënë një mace, e cila të burgosurve do të duhej t’u dërgonte pajisjet e nevojshme për të ikur nga burgu.

Kjo dërgesë ishte e ngjitur për trupin e maces, ndërsa aty gjendeshin tornot, telefonat mobilë, adapterët si dhe kartelat.

Kapja e maces është xhiruar nga kamerat e sigurisë. “Nuk arritëm të bindnim macen që të na tregonte se kush duhej të ishte pranuesi i kësaj dërgese”, ka thënë në shaka eprori i burgut Carlos Luna.

Ai ka thënë se në këtë burg përpjekjet që të kontrabandohen gjësendet e ndryshme janë të përhershme – mirëpo kjo është hera e parë që në një tentim të tillë është implikuar edhe një kafshë.

Policia ende nuk e di se kush prej të burgosurve kishte planifikuar ikjen nga burgu – ndërsa macja duket se nuk po mund t’ju ndihmojë në atë drejtim.

http://www.youtube.com/watch?v=MbGZ7qIfU9o&feature=player_embedded

Lini një koment