Kalo te lënda

Jahjaga uroi besimtarët me rastin e Krishtlindjes ortodokse

f_0105133539541_mMe rastin e Krishtlindjes ortodokse, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e vendit.

“Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Festa e Krishtlindjes është një ditë e veçantë për besimtarët ortodoksë. Ajo bart në vete porosinë për paqen, harmoninë, respektin dhe besimin në njëri-tjetrin”, thuhet në mesazhin e urimit.

“Ndaj, uroj që këtë ditë të shënuar për ju, ta kaloni me njerëzit tuaj të dashur. Uroj që kjo ditë të shërbejë si rast për shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve, për të vepruar për një të nesërme edhe më të mirë për të gjithë”.

Lini një koment