Helen Mirren bëhet me yll në Bulevardin e Famës
Los Angeles, 4 janar – Aktorja Helen Mirren zbuloi të enjten yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollywood. Aktorja 67-vjeçare merr kështu yllin e parë për këtë vit që akordohet për personazhet e famshme të botës së spektaklit.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se gjatë vitit 2013 do të nderohen me një yll, ku është shkruar emri i tyre, edhe aktorët Ellen DeGenerees, Javier Bardem dhe James Franco. Gjithashtu edhe këngëtarët Jennifer Hudson dhe Usher, transmeton TCH.
Filmi i fundit ku ka interpretuar Helen Mirren është ‘Hithcock’, ku luan rolin e bashkëshortes së regjisorit të famshëm, Alma.