Dekorimi i kryebandave të Kosovës në Shqipëri
Shifra është marramendëse, tej 1.500 personave të përzgjedhur nga shtabet e vdekjes, nga skuadrat ekzekutive vrastare.
Ndër shekuj dekorimet janë bërë për vepra trimërie, fisnikërie, shërbime cilësore për njerëzimin, siç janë zbulimet, të arriturat në lëmin e shkencës, krijimet e veprave artistike dhe të tjera. Edhe një medalje, edhe një mirënjohje me disa rrjeshta, të vëna në një letër të formatit A4, edhe sot e gjithë ditën, konsiderohet vlerë, nderim i lartë për atë që e gëzon. Ta shpallësh dikë – Qytetar Nderi – të një komune, të një rrethi, të një qyteti, personi i nderuar duhet të jetë figurë e pastër qelibar- siç thotë populli dhe assesi i përgjakur deri në bërryla me gjakun e njerëzve të pafajshëm shqiptarë.
Mjerisht, ndodhi ajo që nuk pritej. Zyrtarët e djathtë qendrorë dhe ata të majtë lokalë në Shqipëri, dekoruan e nderuan bosët e krimit, krerët e bandave të Kosovës. Nuk u mjaftuan me lavdërimet e himnizimet orale të bëra në rast pritjeje të zyrtarëve bandë të Kosovës në Shqipëri, apo në rastin e vizitave të shefave të Tiranës në Kosovë, të cilat kanë qenë paushalle dhe nën çdo nivel, por, nga të thëna gojore, tani kaluan në të bëra faktike, me letra e zyrtarizime protokollare.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.