Kalo te lënda

Dacic: Do ta rrënojmë deri më 17 janar

f_0105193507232_mKryeministri serb, Ivica Dacic ka përsëritur sot refrenin e tij se “monumenti i ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, në qendër do të Preshevës, do të rrënohet deri më 17 janar, me qejf ose me zor”.

Madje Dacic ka thënë se “ky nuk është monumenti i vetëm në jug të Serbisë. Në Preshevë dhe Bujanoc valon flamurit shqiptar. Kjo është e palogjikshme dhe e paarsyeshme si populli shqiptar duan të kenë dy shtete në Ballkan”.

Kryeministri serb Dacic këto komente i ka bërë sot para gazetarëve, duke përsëritur refrenin tashmë të njohur kërcënues. “Ne e kemi ndërmend ta heqim atë, o me qejf, o me dhunë. Pra, do të ishte mirë për të arritur një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve nga Serbia jugore rreth monumentit në fjalë, në përputhje me ligjin…”, ka thënë Dacic, transmeton Tanjug, citon “Presheva Jonë”.

Sipas tij “në jug të Serbisë nuk jeton pakica kosovare, sepse atje nuk valon flamuri kosovar, por ai shqiptarë. Kjo do të thotë se shqiptarët në Ballkan i duan dy shtete”, ka thënë Dacic.

Lini një koment