Cili shqiptar po i bën konkurrencë “Gangnam Style”?(video)
Cili shqiptar po i bën konkurrencë “Gangnam Style”?
Është DJ, vjen nga Shqipëria, dhe vepron e jeton në Greqi. Duhet Klejdi Lupa, i njohur Claydee, dhe është shumë i njohur në Greqi. Ai tanimë po korr sukses edhe në tregun ndërkombëtar.
Sipas “Youtube”, kënga e fundit e tij “Mamacita Bueno” me mbi 16 milionë klikime, vjen e dyta në videot më të klikuara në Greqi për vitin 2012, pas klipit “Gagnam Style”, i cili ka qenë si një epidemi globale duke thyer një rekord sa u përket klikimeve në “Youtube”.
Klejdi ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës greke, përfshirë këtu edhe Ana Visi.
Kënga e tij më e re “Mamacita Bueno” ka qenë hiti i këtij viti në shtetin helen, por jo vetëm.
Në një intervistë dhënë mediave shqiptare, Klejdi thotë se ndjen keqardhje që nuk është i njohur edhe në Shqipëri, aq sa është i njohur nëpër botë.