Teleskopi kap për herë të parë proceset e lindjes së dy planeteve
Njënga imazhet e regjistruara nga ALMA.
Planetët krijohen nga masa materiale që “rrjedh” nga disku kozmik rreth yllit.
Një vëzhgim mjaft mbresëlënëse dhe interesante bëri ekipi ndërkombëtar shkencor me teleskopin ALMA, që ndodhet në shkretëtirën Atacama të Kilit. Hulumtuesit vëzhguan një “lindje” kozmike. Ata zbuluan një yll të ri, rreth të cilit filloi të krijohet një sistem i ri planetar. Studiuesit identifikuan dy planete dhe regjistruan formën e fenomenin në imazhe që ndodhin për herë të parë.
Astronomët vëzhguan yllin HD 142527 që ndodhet në distancë 450 vite dritë larg tokës. Bëhet fjalë për një yll i cili ndodhet në fazat e para të jetës. Rreth tij është krijuar një disk me material kozmik që përbëhet nga “mbetjet” (pluhur dhe gazra) të mjegullnajës brenda të cilët lindi ky yll.
Është hera e parë që disponohen fotografi të lindjes së një planeti dhe siç është e vetëkuptueshme vëzhgimet ofrojnë të dhëna të reja për njërën nga dukurit më të rëndësishme kozmike.
“Astronomët kishin parashikuar ekzistencën e këtyre lidhjeve kozmike, por kjo është hera e parë që ne kemi kontakte të drejtpërdrejta me sy. Falë ALMA mundëm të vëzhgojmë këto zhvillime, do të mësojmë më shumë rreth mekanizmit të formimit të planeteve dhe të shohim nëse teoritë ekzistuese për këtë fenomen janë të sakta”, tha Simon Cachaca, i Universitetit të Kilit, anëtar i ekipit hulumtues. Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature”.
Kjo është hera e parë që një vëzhgimi i drejtpërdrejtë i procesit të formimit të një planeti.