Sejdiu nuk e pëjashton mundësinë për t’u bërë sërish kryetar i LDK
Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në krye të partisë.
Sejdiu ka thënë se është për procese normale politike dhe për ta lëshuar vendin ata që politikën e përdorin për të realizuar privilegje dhe influencë jolegjitime.
“Unë jam pjesë e LDK-së dhe nuk më ka shkuar mendja asnjëherë të largohem. Synimi im kryesor është që LDK-ja ta ketë rolin që e meriton. Nuk jam i pajtimit që LDK-ja të dalë në një situatë të aktivizimit të momentit. Pra, të jetë mulli në pus, siç thotë populli, e pas shterimit të tij të mos ketë ecje të mëtejme. Qasja ime është ofrimi i të gjithë potencialeve të nevojshme që i ka LDK-ja. Veprimi im është ofruar, nuk është qasje që vjen nga rruga”, ka thënë Sejdiu për “Epoka e Re”.
Në intervistë Sejdiu thotë po ashtu se “LDK-ja është shtëpia ime”, se “LDK-ja nuk po e luan rolin e opozitës” dhe se “Mustafa po bën marketing me simbolet e Rugovës”.