Kalo te lënda

Ritës ia hakojnë Twitterin

image001-5-645x375Pop ylli shqiptar Rita Ora, u ka kërkuar falje fansave të saj pasi dikush ia hakoi faqen e saj të Twitterit, duke shfrytëzuar këtë për të shkruar se asaj i pëlqen ylli i One Direction, Harry Styles.

Krijuesja e hitit “R.I.P” është “skuqur” të shtunën, kur mësoi se është postuar një ‘tweet’ në faqen e saj të Twitterit që thoshte “Dua të jem me Harry Styles”.

Rita shpejt e fshiu këtë mesazh dhe u tha 1.1 milion ndjekësve të saj, se ajo ka kontaktuar bosët e rrjetit social për të zgjidhur këtë problem.

“Twitteri im është hakuar. Do ta ngrij për një kohë. Më falni njerëz!!”, ka theksuar Rita.

Lini një koment