Kalo te lënda

Rita ORA mohon aferën më Jay-Z (Foto)

RitaPasi ish- i dashuri i saj e akuzoi se e kishte tradhtuar, Rita ORA sërish ka dalë në mbrojtje të vetes pasi kësaj here i kanë thënë se ka një aferë me këngëtarin e njohur Jay- Z.

Akuzat për lidhjen jashtëmartesore të Jay-Z i ka bërë ylli i ‘Georgie Shore’ Holly Hagan. Hagan shkruan në Twitter se i kanë thënë se këngëtarja ka një lidhje me Jay-Z, ish- këshilltarin e saj dhe njeriun që e ka çuar shqiptaren drejt majave të muzikës.

Rita ORA është përgjigjur me një gjuhë të ashpër, duke i quajtur budallallëqe këto deklarata. Rita tha se ato bëhen nga një kokëkuqe që kërkon të fitojë vëmendje.

Por aktorja është përgjigjur menjëherë duke thënë se ajo është thjesht lajmëtari dhe lajmësi nuk qëllohet në këtë rast.

“Unë vetëm thashë atë që thonë të tjerë, nuk fyeva askënd, nuk është nevoja që të kërcënohem,” tha Hagan.

Ndryshe Rita ORA ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike të Jay-Z katër vjet më parë, kur ishte 18 vjeç. Ajo del shpesh me gruan e këngëtarit, të famshmen Beyonce.

Holly Hagan

Lini një koment