Kalo te lënda

Rexhepi: Më këshilltarët s’ka çka merret komisioni, merret hetuesia

bajram-rexhepi11Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit, nuk është duke iu bërë vonë për asnjë nga deklaratat e fundit që po qarkullon nëpër media në lidhje me shkarkimet e fundit të këshilltarëve të tij.

Ai dje është akuzuar nga Besnik Berisha, drejtor i pezulluar në Departamentin e Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, se Bajram Rexhepi “i ka shkatërruar jetën, familjen dhe karrierën”.

Por, ministri Rexhepi ia ka lënë çdo gjë në dorë hetuesisë. Ai madje nuk dëshiron të merret fare me deklarata të tilla.

“Qy qy, po ai nëse është i pastër, atëherë nuk ka nevojë çka me u shkatërruar, hetimet janë për ato gjëra. Ndërsa ato që i ka thënë, janë çështje dhe perceptim i tij. Unë nuk merrem me deklarata të tyre, sepse hetuesia i ka në dorë ato gjëra”, ka thënë Rexhepi për ORAinfo.

Rreth shkarkimit të këshilltarëve, sqarime ka kërkuar edhe Kryetari i Komisionit Parlamentarë për Siguri, Ahmet Isufi.

Isufi ka thënë se Komisioni dyshon se shkarkimet kanë të bëjnë me skandalin e pasaportave dhe do të kërkojnë raportim para komisionit nga ministri Rexhepi.

E ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk është punë e komisionin të dijë për shkarkimet ose mos-shkarkimet e këshilltarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Unë kam qenë shumë i qartë edhe në vendim edhe në prononcim dhe s’ka nevojë të spekuloj sepse unë nuk jam hetues”, ka thënë Rexhepi.

Ndërsa kërkesën për raportim para Komisionit për Siguri, Rexhepi e ka kërkuar me shkrim.

“Unë kërkesën e Komisionit për siguri në krye me Ahmet Isufin e kam dëgjuar prej medieve. Në momentin që drejtohen zyrtarisht me shkrim unë po ashtu ua kthej me shkrim”, ka thënë Rexhepi. (Dardan Hoti/ORAinfo)

Lini një koment