Kalo te lënda

Rasti Kleçka gjykohet në Kino ABC?

kinoABC0127_5546_thmb4-645x400Të akuzuarit në rastin Kleçka mund të rigjykohen jashtë ambienteve të Gjykatës. Procesi gjyqësor më i madhi pas lufte mund të zhvillohet në kinemanë ABC1 në Prishtinë, kjo për faktin se Këshilli gjyqësor i Kosovës është lodhur nga sallat e ngushta te gjykatave dhe tanimë po kërkon një hapësirë më të madhe, për këtë proces dhe disa të tjera që janë në zhvillim e sipër, raporton Klan Kosova.

Merret vesh se objekti më i preferuara për tenderin është Kino ABC1.

Drejtori i Kino ABC, Milazim Salihu ka thënë se ende nuk ka konkurruar në këtë tender, por këtë do ta bëjë së shpejti./

Lini një koment