Kalo te lënda

Marty dhe Del Ponte do t’iu kërkojnë falje një ditë kosovarëve

Behgjet_PacolliZv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se ish kryeministri Ramush Haradinaj ka luftuar për nëntë vjet kundër akuzave të Karla del Pontes, vite gjatë të cilave është burgosur edhe pse i pafajshëm.

“Për qeverinë tonë ka rëndësi që opinioni publik ta dijë më në fund se si kanë rrjedhur ngjarjet. Përballja ime me Karla del Ponten ka ndodhur rreth 15 vjet më parë, kur kishte hapur një hetim kundër meje me kërkesë të prokurorit të Moskës Yuri Skuratov, i cili po hetonte mbi ish presidentin Boris Jeltsin, i dyshuar për shpëlarje parash. Do të doja që një ditë të mund të flisja sy më sy me zonjën del Ponte për këtë, por edhe që ta pyesja nga i erdhi ndër mend që të akuzonte kryeministrin tonë Hashim Thaçi për trafik organesh”.

Kështu ka thënë nder tjerash zv/kryeministri Pacolli në një intervistë për portalin e njohur zviceran, swissinfo

Ai ka folur edhe për procesin e njohjes, duke thënë se deri më tash janë 98 shtete, prej të cilave 25 në Afrikë, të cilat e kanë njohur zyrtarisht Republikën tonë.

“Unë merrem personalisht me kontaktet me Afrikën, ku gjatë këtij një viti e gjysmë të fundit kam vizituar 48 shtete. Jam dashuruar në këtë kontinent, i cili jam i bindur se përfaqëson të ardhmen. Megjithatë, deri më tash nuk kam arritur t’i bind qeveritë e vendeve të Afrikës së Veriut, ndërkohë që kam fituar pranimin e pjesës më të madhe të shteteve të Afrikës Lindore dhe të disa shteteve të Afrikës Qendrore. Po bëhem gati për një turne të ri që do të më çojë në Kenia, ku kam qenë më parë, në Tanzani, në Zambia dhe në Uganda. Kemi për të marrë edhe pranimin zyrtar të Afrikës së Jugut, ku jam pritur kohët e fundit nga kryeministri”, ka thënë ai.

Rreth raporteve të Kosovës me Zvicrën, Pacolli ka thënë se “të dy vendet e ‘mia’ kanë raporte shumë të mira.

“Bashkëpunimi është shumë i mirë, dhe falë punës së shkëlqyer të ambasadores zvicerane Krystyna Marty Lang, Zvicra sot e kupton më mirë Kosovën. Vendi që më ka adoptuar duhet të shërbejë si shembull për ne. Do të uroja për një rritje të sektorit të shërbimeve sipas modelit zviceran. Megjithë një situatë ekonomike ende të vështirë – vlerësohet se përqindja e papunësisë lëkundet mes 30% dhe 40% – ne kemi një rini bukur të përgatitur, të gatshme të përballojë çdo sfidë për ta çuar vendin përpara”, ka thënë ndër tjerash Pacolli.

Lini një koment