Kalo te lënda

Huliganët maqedonas rrahin pesë të rinj shqiptarë

image-600x400Sulmi ka ndodhur në lagjen Aerodrom të kryeqytetit me ç’rast katër të rinj shqiptarë të moshës 16 vjeçe janë sulmuar nga një grup të rinjsh maqedonas. Një nga të rinjtë shqiptar ka pësuar lëndime tejet të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim urgjent në shok-dhomë në Spitalin e qytetit në Shkup, ndërsa katër të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda.

“Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me besbollë na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, ka sqaruar ngjarjen Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve, raporton Alsat-m.

Prindi i Riadit, Naseri rrëfen se e kishte tërhequr djalin kohë më parë nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC” e cila ndodhet në Karposh IV. Përkundër kësaj, Riadi dhe shokët e tij, nuk ka mundur të evitojë sulmet nga huliganët maqedonas dhe sot ishte viktimë e sulmeve vetëm pse është shqiptar.

” Ky shtet për mua është katastrofë. Me ndodh shqiptarët t’i rrahin maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, citon Alsat-m të jetë shprehur plot mllef babai i Riadit./

Lini një koment