Kalo te lënda

EULEX nuk lejoi ardhjen e Nikoliqit në Graçanicë

nikoliq_s_e_njohim_kosoven_edh-2Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka dënuar në mënyrën më të rreptë paaftësinë e EULEX-it të përgjigjet në kërkesën e tij për të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve Ortodokse në Graçanicë më 7 janar – transmeton Koha.

Në kumtesën që e botojnë mediet serbe theksohet se Nikoliq më 28 dhjetor i ishte drejtuar EULEX-it që më 7 janar t’i lejohej marrja  pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Graçanicë.

“Marrë parasysh se ende nuk ka arritur përgjigjja për kërkesën, është krejtësisht e qartë  se EULEX nuk është neutral dhe nuk është as në gjendje të garantojë sigurinë e askujt e as të kryetarit të Serbisë në Kosovë dhe kështu e bën të pakuptimtë ekzistimin e vet në territorin e Kosovës”, thotë kjo kumtesë.

Lini një koment