Do të bisedohet edhe për resurset energjetike
Ministrja e Energjetikës së Serbisë, Zorana Mihajlloviq ka deklaruar se Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel duhet të bisedojnë edhe për resurset energjetike.
“Ajo që mund të them tani është se ne duam të bisedojmë për gjithçka. Nuk do të bisedojmë vetëm për marrëdhëniet për rrjetet transportuese dhe për atë se a ka anergji elektrike në veri të Kosoëvs ose jo, por duam të bisedojmë për resurset natyrore”, ka thënë Mahajlloviq për mediat serbe.
Mihajlloviq ka theksuar se Kosova me pasuri të thëngjillit është e dyta në Evropë, “ky është një resurs i madh natyror për të cilin duhet së bashku të merremi vesh në prani të institucioneve ndërkombëtare dge Kosmionit Evropian”.
Sipas ministres serbe, bisedime teknike për zgjidhjen e çështjeve nga energjetika tashmë kanë filluar dhe se delegacioni i Serbisë ka qenë në Bruksel dy herë.
Ajo tha se në takimin e parë pala e Kosovës nuk ka ardhur, ndërsa në të dytin vetëm kanë paraqitur pikënisjet lidhur me atë nëse duhet nisur bisedimet, ka thënë Mihajlloviq. /qik/