Diete me limon per te marre veten pas festave
Nje diete me limon eshte ajo qe na duhet per te humbur kilet e teperta qe kemi shtuar pas periudhes se festve, ku nuk e kemi pasur mendjen te perzgjedhim ushqimet me kujdes.
Natyrisht qe behet fjale per nje diete me pak kalori qe mund ta shtojme ne nje nga vaktet e dites. Limoni ne fakt ka prani te madhe te detoksifikimit dhe mund te ndihmoje vertete per permiresimin e shendetit dhe t’ju beje te ndiheni me te lehte pa ju krijuar ndonje shpenzim te madh.
Pas ushqimeve qe kemi ngrene gjate festave ku nuk e kemi permbajtur veten , na duhet pikerisht kjo diete. Cdo mengjes perzieni 12 luge shurup limoni me 12 luge leng limoni te shtrydhur nga fruta bio.
Bashkojini dhe pak piper djeges, te kuq ose te ndonje lloji tjeter. Hollojeni masen me nje liter e gjysem uje te ngrohte. Ndersa ne darka apo dreka mos harroni qe vaktit t’i shtoni pak supe, kos dhe nje caj ne fund per pastrim.
Diten e pare, te dyte dhe te trete pini perzierjen me limon sa here qe keni uri dhe nese keni deshire mund te pini dhe ndonje kamomil, apo caj tjeter por pa sheqer.
Diten e katert duhet te hani supe me perime, sallate me perime me vaj ulliri dhe ne darke vetem fruta. Dita e peste ashtu si e katerta, vetem shtojini drithera (oriz, elb, etj).
Diten e gjashte shtoni pak peshk, fruta deti dhe produkte me baze soje. Ndersa dita e shtate duhet te jete nje rikthim i te ushqyerit normal, duke filluar me mish, veze dhe produkte qumeshtore.