Daçiq: Do ta zgjidhim çështjen e Kosovës deri në fund të
Kryeministri serb Ivica Daçiq në intervistë për “Blic” ka thënë se qëllim gjatë mandatit ët vet në Qeveri e ka zgjidhjen përhershme të çështjes së Kosovës.
Ai heq dilemën në opinion kush çfarë ka në rezolutën për Kosovën.
“Që nga gushti po punohet në tri dokumente. I pari dhe baziku janë parimet për bisedime dhe ky dokument do të miratohet si rezolutë dhe këtë e ka bërë qeveria. I dyti është ai se si duket autonomia, të cilin e ka punuar Nikoliq, i treti është analiza e pozitës ndërkombëtar të Serbisë. Të gjitha këto janë pjesë të platformës për Kosovën”, ka thënë ai .
Duke folur më të tej për këtë platformë Daçiq ka shtuar se njohja e Kosovës nuk vjen në konsiderim dhe se interesimi kryesor i Beogradit është statusi i bashkësisë serbe në Kosovës.