Kalo te lënda

Ahmeti: Marrëveshja për veriun është autonomia e plotë

403x30243102shaNënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, në një intervistë për portalin Telegrafi deklaroi se viti që lamë pas ka qenë vit i fusnotës, i korrupsionit, dialogut të padrejtë e edhe i mospërmirësimit të jetës ekonomike të qytetarëve.
Në këtë intervistë Ahmeti ka folur edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, ndërkaq duke folur për gjendjen në veri të vendit, ai ka theksuar se autonomia brina s’ka.
Koalicionin eventual PDK-AAK Ahmeti e cilësoi si të dëmshëm për vendin, ndërkaq, sipas tij, kjo qeveri duhet të rrëzohet për të pasur një fillim të ri dhe mundësi për të luftuar korrupsionin.
Në pyetjen se si e konsideron gjendjen në veri të Kosovës, ai u përgjigj: “Autonomia brina nuk ka. Kosova shumë shpesh fokusohet në emra, pra në qoftë se nuk quhet autonomi, nuk është autonomi.
Por, përmbajtja tregon se veriu tashmë ka filluar t’i ketë elementet e një autonomie të gjerë. Në parim, ne nuk jemi kundër vendimmarrjes së qytetarëve, por jo autonomi mbi baza etnike, sepse kemi modele të shteteve që nuk funksionojnë.

Lini një koment