Kalo te lënda

Zoti i ruajt gazetat tona nga Viti i Ri

berisha_facebookKryeministri Berisha përmes rrjetit Facebook ka falenderuar gazetarët e mediave elektronike për larmine dhe cilesine e larte të programevemrekullueshme artistike qe ato kishin pregatitur per Vitin e Ri.

“Une e nis diten me leximin e gazetave, por sot ne tavolinen e punes nuk gjeta asnje syresh. Pyeta Erlen (zedhenesen time): Ku jane gazetat? Ajo m’u pergjigj se sot nuk ka gazeta, sepse ato ende jane me pushime. Mendova se duhet te falenderojme dy here mediat elektronike, si per larmine dhe cilesine e larte te programeve te mrekullueshme artistike qe ato kishin pergatitur per Vitin e Ri, per te gjitha shijet dhe moshat, ashtu edhe per kronikat serioze te lajmeve nga vendi dhe bota ne edicionet e tyre, se po te ishte per gazetat do ndjeheshim si ne ishullin e Robinson Kruzo. Vetiu thash me vete: Zoti i ruajt gazetat tona nga Viti i Ri! Natyrisht, gazetareve gezuar”, shkruan Berisha ne statusin e tij.

Duke vijuar me tej kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën e cila sipas tij gjatë së enjtes ishte akoma në gjumë.

“Ne mengjes shkova ne zyre. Dita ishte e bukur, vertet nje pranvere ne dimer. Hapa dritaren dhe gjate gjithe dites nuk u degjua as dhe nje ciu-ciu. Pyeta keshilltaret e mi se cfare kishte ndodhur. Me thane se opozita po fle. Gjume te embel dhe gezuar Vitin e Ri opozite! – thashe me vete – vecse kur te zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit te Vitit te Ri, mos bertit se fajin per letargjine e zgjatur e ka Saliu.” perfundon ai. /albeu.com/

Lini një koment