Kalo te lënda

Velijaj: Besnik Berisha i mori paratë! (E plotësuar)

f_0103173447568_mIsh-drejtori i Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha, të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka shkarkuar nga puna pak kohë pas shpërthimit të skandalit të pasaportave, është njëri nga personave që Natali Velijaj pretendon se ia ka dhënë një pjesë të parave nga shuma prej një milion e katërqind mijë eurove.

Burime të “Zërit”, të afërta me hetimet, kanë bërë të ditur se përveç tij, “janë edhe dy persona tjerë që gjithashtu me urdhër të austriakëve, përkatësisht drejtuesve të kompanisë OeSD, kanë marrë mito si shpërblim për dhënien e tenderit të pasaportave biometrike”, ndërsa emrat e tyre po vazhdohen të mbahen “top-sekret” nga Prokuroria.

Përveç Berishës, ministri Rexhepi ka shkarkuare fillimisht tre zyrtarë të MPB-së, kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, drejtorin e Prokurimit, Agim Fejzullahu, dhe këshilltarin Sadat Gashi, i cili ka qenë edhe shef i Kabinetit të Ministrit.

Ndërsa, së fundi, Rexhepi ka shkarkuar edhe dy këshilltarë të tjerë, përkatësisht Rafet Ramën dhe Enver Oruçajn. /Telegrafi/


Në skandalin e pasaportave që u keqpërdorën mbi 1.4 milion euro, tani po përmendet edhe emri i kryeministrit, Hashim Thaçi.

Burime nga EULEX, të afërta me rastin që është duke u hetuar, kanë bërë të ditur se Natalije Velijaj, e arrestuar për këtë rast, ka përmendur vetëm emrin e njërit prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të përfshirë në aferë.

Velijaj drejton “gishtin” kah Drejtori i Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha. Ajo, në deklaratën dhënë para prokurorëve të EULEX-it, ka thënë se Besnik Berisha i ka kërkuar asaj para në emër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokati i Velijajt, Tomë Gashi, ka thënë se emrat do të mbesin konfidencial, pasi që kështu është dhënë urdhër nga Prokuroria, në mënyrë që mos të ketë dëmtim të procesit.

“Nuk do të behën publik emrat, sepse kështu ka urdhëruar prokurori paraprak. Kjo do të paraqiste edhe vepër penale”, ka thënë avokati Gashi, pas përfundimit të dëshmisë së klientes së tij, shkruan “IndeksOnline”.

Derisa afera me pasaporta ende nuk është zbardhur, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga pozita e Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashin dhe pezullimin nga puna me pagesë, të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, si dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.

“Pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltarë Politik, ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin”, thuhej në një njoftim të MPB-së.

Ndryshe, 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike kosovare, por që “humben” rrugën , duke mos shkuar në kompaninë austriake “Österreichische Staatsdruckerei”, por në xhirollogari të shtetases gjermane, Natali Veliaj, ka bërë që të vështirësohet rruga drejtë liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Lini një koment