Tetë vjet burg për priftin pervers
Një prift katolik amerikan, i cili vitin e kaluar pranoi se është fajtor për akuzën për pornografi të fëmijëve, është dënuar me tetë vjet burg, raporton CNN.
Gjashtëdhjetetrevjeçari Sorensen Bartley nga Pitsburgu, vitin e kaluar e ka pranuar fajësinë për marrjen dhe posedimin e mijëra fotografive dhe xhirimeve me pornografi të fëmijëve. Ai është arrestuar në dhjetor të vitit 2011, pasi një punonjës i famullisë e ka parë tek i shikon këto materiale në kompjuterin e tij.
Hetuesit kontrolluan zyrën e Sorensenit ku ata gjetën më shumë se 5.000 imazhe në tri CD, si dhe foto dhe video të tjera.
Pas dënimit me tetë vjet burg, Sorensen do të jenë edhe pesë vjet tjera nën mbikëqyrje. /Telegrafi/