Kalo te lënda

Supremja refuzon kërkesën për lirimin e Limajt

  1. f_0103143909558_mGjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Limajt për lirimin nga paraburgimi. Ky vendim i Supremes mban datën 27 dhjetor 2012, me çka edhe njëherë i është refuzuar kërkesa e avokatit të Limajt, Naser e Nexhmi Krasniqit edhe Naser Shalës, transmeton KTV.

    Ndërsa mbetet në fuqi vendimi i Qarkut, me të cilin u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

    Limaj dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim deri më 23 shkurt të 2013. Edhe Supremja ka dhënë arsyetimin e saj se lirimi i tyre mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës tek dëshmitë dhe dëshmitarët.

    Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se arsyet për caktimin e paraburgimit, vazhdimin e tij dhe refuzimi i lirimit nga Gjykata Supreme nuk kanë bazë ligjore dhe, sipas tij, janë krejtësisht vendime politike.

    Sipas tij, si bazë e gjykimit të ardhshëm duhet të merret gjykimi lirues i majit 2012. Duke potencuar se Limaj nuk mund të ndikojë në dëshmitë e X-it, i njohur si Azem Zogaj dhe as në përmbajtjen e ditarit të tij, ngase ai ka vdekur.

Lini një koment