Rama: U shkarkova nga bandat politike
Rafet Rama, njëri prej këshilltarëve që është shkarkuar nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, ka mohuar se largimi i tij nga detyra ka lidhje me skandalin e pasaportave në këtë ministri. Në një prononcim Rama ka apeluar që të mos ketë spekulime, duke i ndërlidhur këto dy ngjarje.“Nuk ka lidhje me skandalin e pasaportave. Më shumë detaje do të jap pasi që të kthehem prej pushimit, pas datës 10 janar”, ka theksuar Rama.
Edhe ministri Rexhepi ka thënë se shkarkimi i këshilltarëve Rafet Rama dhe Enver Oruçaj është bërë në kuadër të ri-formatimit të kabinetit.
“Ka të bëjë me profilin e tyre, sepse më duhen këshilltarë të profilizuar për liberalizim të vizave dhe integrim. Kjo nuk ka të bëjë me çështjen e pasaportave”, ka thënë Rexhepi për “Zërin”.
Kjo gazetë ka cituar një nga zyrtarët e kësaj ministrie, i cili ka folur në kushte anonimiteti dhe ka treguar se shkarkimet janë bërë vetëm pak kohë para se të ndërrohen motmotit, por qëllimisht nuk janë publikuar emrat, duke synuar që ngjarja të kalojë nën hijen e atmosferës festive. /standardi.