Plagos rëndë të fejuarën me thikë për motive xhelozie
Një i ri është arrestuar nga policia në Sarandë pasi ka plagosur rëndë me thikë të fejuarën e tij në fshatin Berdenesh.
Policia bën me dije se Roland Mahilaj ka qëlluar me thikë të fejuarën e tij, Kasjani Boçi, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie.