Kalo te lënda

PDK në Viti: Nexhemdin Arifi po nxitë urrejtje ndaj PDK-së

Uten navnKryesia e Degës së PDK-së në Viti ka kërkuar nga kryetari i Komunës se Vitisë, Nexhemedin Arifi i cili takon kësaj partie, që të heq dorë nga nxitja e urrejtjes dhe dhunës ndaj PDK-së si dhe të distancohet qartë dhe publikisht nga dhuna që ka nxitur deri tash kundër PDK-së.

“Tentimi i katër anëtarëve të Kryesisë, të cilët ka tri vite që kanë humbur çdo lidhje organizative dhe politike me PDK-në dhe janë angazhuar me tërë potencialin e tyre kundër PDK-së, duke trafikuar dhe kontrabanduar edhe mandatet e fituara me votë nga PDK-ja (Taip Alidema, Hetem Kurteshi, Sabri Sherifi dhe Nexhmedin Arifi), për të organizuar kuvende paralele të nëndegëve kishte qëllime të qarta kundër PDK-së dhe për interesa të partive tjera në Komunën e Vitisë. Pazaret me disa parti në Viti tashmë i ka bërë ky grup që ka dëmtuar dhe po dëmton rëndë edhe interesat e Vitisë dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga dega e PDK-ës në Viti.

Aty thuhet se përdorimi i kësaj kategorie dhe këtyre individëve për qëllime politike është primitiv, prandaj u kanë bërë thirrje këtyre individëve dhe sidomos Nexhemdin Arifit të heqin dorë nga nxitja, motivimi, organizimi dhe mbështetja e dhunës dhe konflikteve si mjet dhe formë për arritjen e qëllimeve të tyre të ulta dhe antidemokratike.

“Për neve, por edhe për qytetarët e komunës sonë, është shumë e qartë dhe nuk ka asnjë dilemë se Nexhmedin Arifi është personi i vetëm që po motivon në forma të ndryshme, po organizon ku po mundet dhe po mbështet me të gjitha mjetet disa individë të dhunshëm, prandaj kërkojmë që Nexhemdin Arifi (kryetar komune!!) të distancohet publikisht dhe pa ekuivoke nga nxitja e urrejtjes, dhunës dhe konflikteve kundër PDK-së.

Dëshmi se Nexhmedin Arifi është në krye të nxitjes, motivmit, organizimit dhe mbështetjes së konflikteve dhe dhunës është edhe fakti se ky dhe sejmenët e tij ka dy vite, dhe sidomos këta dy muajt e fundit të procesit zgjedhor në PDK, që nuk kursyen asnjë anëtar apo simpatizantë të PDK-së që punon në administratën komunale, në shëndetësi, arsim e kudo tjetër në komunën e Vitisë nga presioni, shantazhi, ndëshkimi, denoncimi nëpër gjykata dhe deri te largimi nga puna pa të drejtë dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se për Kryesinë e Degës, për anëtarët e saj dhe për PDK-në adresa e vetme e të gjitha organizimeve të tilla të dhunshme është Nexhemdin Arifi, prandaj edhe adresa e vetme e përgjegjësisë për të gjitha veprimet e deritashme të dhunës me tendenca për kriminalizim edhe më të madh të këtij procesi në Viti për neve është e njohur dhe ajo është Nexhemdin Arifi kryetar komune.

Në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e Degës dhe Kryetari i kësaj Dege, Daut Xhemajli theksohet se tendenca të tilla për ta dëmtuar PDK-në në Viti  kishim edhe në të kaluarën, por ato ishin të dështuara sikur që do të jenë të dështuara edhe tani.

Ndryshe, në komunikatë thuhet se Kryesia e Degës së PDK-së, në takimin e fundit të këtij viti, ku ishin prezent shumica absolute e anëtarëve të Kryesisë së Degës, përveç tjerash vlerësoi procesin zgjedhor në Degën e PDK-së në Viti si njërin nga proceset më të rregullta dhe më demokratike zgjedhore edhe pse kishte tendenca për ta njollosur dhe dëmtuar nga individë të caktuar. (ORAinfo)

Lini një koment