Kalo te lënda

Pak shpresa për njohjen nga 5 vendet e BE-së

403x30243024403x30240621kosova_ne_be_886808012Edhe gjatë këtij viti nuk mund të pritet që Republikën e Kosovës ta njohin pesë vendet anëtare të BE-së. Derisa Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku i tha Radio Kosovës se pret të këtë unitet brenda BE-së për integrimin e Kosovën, analistë të fushës kërkojnë që qeveria e vendit të jetë më e ashpër në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pesë vende të Bashkimit Evropiane vazhdojnë të mos e njohin e shtetësinë e Kosovës. Deri më tani, ndonëse këto vende nuk kanë penguar në proceset integruese të Kosovës në BE, sërish edhe gjatë këtij viti nuk mund të pritet ndonjë ndryshimi, i tyre në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku i ka thënë Radio Kosovës se, Kosova ka vuajtur për vite të tëra pasojat e mos unitetit të BE-së.
“Realisht mos njohja nga pesë vendet ka përfaqësuar shpesh herë të mëdha për Kosovën. Unë pres që të ketë reflektim pozitiv brenda edhe këtyre vendeve. Nuk mund të them nëse do të ketë njohje por unë pres që të ketë unitetit për integrimin evropian të Kosovës”, ka theksuar ajo.
Por, në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, në dhjetor të 2012 edhe këto vende kanë dhënë sinjalet se Kosovës mund të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Njohësi i integrimeve evropianë, Shenoll Muharrmei thotë se kjo duhet parë si diçka pozitive. Sipas tij janë institucionet kosovare janë ato që duhet të bëjnë më shumë në luftimin e korrupsionit dhe përmbushjes së kritereve tjera, në mënyrë që të ndryshohet opinioni i këtyre pesë vendeve të BE-së, për Kosovën.
“Unë mendoj që qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në ndërmarrje të reformave, ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsion dhe ta zhvillojë ekonomikisht vendin, në mënyrë që komunikojë lajme të mira me Brukselin dhe këto pesë vende, në mënyrë që ato të ndërrojnë opinion e tyre, për Kosovën”, ka thënë Sheholli.
Ndryshe, Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia, janë të vetme vende anëtarë të BE-së, që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si shtet, ndonëse Greqia dhe Sllovakia kanë zbutuar qëndrimet e tyre në drejtim të bashkëpunimit me Kosovën.

Lini një koment