Më 8 janar, Qeveria e Serbisë diskuton për Kosovën
Qeveria e Serbisë në një mbledhje të veçantë më 8 janar do të diskutojë platformën e saj për Kosovën.Lajmin e ka bërë të ditur ministri serb i Ekonomisë, Mlagan Dinkic. Ai po ashtu ka thënë se temat ekonomike të vendit do të jenë në agjendën e mbledhjes së rregullt më 5 janar.
Platforma e Serbisë për Kosovën, pos tjerash, parasheh një lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm dhe kanë thënë se nuk do të gjejë zbatim.
Platforma ka shkaktuar disa mospajtime edhe në mesin e vetë autoriteteve serbe./Dukagjini.