Kalo te lënda

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, i nevojshëm

Agim-ceku-645x400Ministri i FSK-së Agim Çeku thotë se një ndër institucionet që mundëson një jetë normale dhe funksionale të shtetit të Kosovës është ushtria.

Autoritetet vendase thonë se gjatë mesit të këtij viti pritet të dalin me rekomandime për procesin e ndërtimit të kapaciteteve që kanë të bëjnë me ngritjen e ushtrisë së Kosovës.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një proces, i cili tashmë ka filluar me studimin e kapaciteteve që i duhen Kosovës për tu përballur me kërcënimet dhe rreziqet.

Ai tha se një ndër institucionet që mundëson një jetë normale dhe funksionale të shtetit të Kosovës është ushtria.

Lini një koment