Kalo te lënda

Jahjaga të mbetët në zyrën e saj!

lunacek-645x400Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulerike Lunacek ka deklaruar se Presidentja Atifete Jahjaga duhet të mbetët në pozitën e saj deri në përmbushjen e reformave kushtetuese dhe zgjedhore.

“Fillimisht ka pasur një marrëveshje, e cila ka pasuar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në kuadër të marrëveshjes ka qenë e paraparë edhe përmbushja e reformave kushtetuese, shumica e të cilave tash veç se kanë ndodhur, por edhe të sistemit zgjedhor, kjo mbetët larg përmbushjes.”, ka thënë Lunacek

Ajo ka shtuar se vendimi i kushtetueses i siguron Jahjagës qëndrim të pa penguar në zyrën e saj.

“Mendoj se është plotësisht e drejtë që Atifete Jahjaga të mbetët në funksionin e saj, kjo sepse në rend të parë marrëveshja nuk është plotësuar ende në tërësi dhe e dyta, Gjykata Kushtetuese i jep asaj të drejtë”, ka përfunduar Lunacek.

Sipas marrëveshjes së vitit 2011 ndërmjet liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, të ndërmjetësuar nga ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, e cila më pas ishte fuqizuar edhe me miratimin e një rezolute nga Kuvendi, përveç reformave kushtetuese e zgjedhore, vendi do të shkonte në vjeshtën e 2012-ës në zgjedhjet e para presidenciale, si dhe në vjeshtën e vitit 2013 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Por, Gjykata Kushtetuese kishte interpretuar më pas këtë marrëveshje, përkatësisht pjesën që fliste për shkurtimin e mandatit të presidentes si jo kushtetuese./Dukagjini.com

Lini një koment