Kalo te lënda

Ja pse do ta duam 2013-ën

bukuroshet2Në botë ka shumë femra të bukura dhe shumica prej tyre kurrë nuk arrin në medie. Përveç kësaj, bukuroshet e njëjta, gjinjtë dhe vithet e së cilave vazhdimisht i shohim, dinë shumë shpejt të bëhen monotone. Posaçërisht nëse qëllimin primarë e kanë që të duken të bukura.

Në Kim Kardashian-in dikur të parezistueshme, më rrallëkush që përndizet, Candice Swanepoel është më pak interesante se një lajm i zakonshëm rreth hulumtimeve të reja për çokollatën, ndërsa kush e di se çfarë Rihanna duhet të bëj tjetër në mënyrë që dikujt t’i përshpejtohen të rrahurat e zemrës.

Për këtë arsye, i gëzohemi faktit se kemi hyrë në një vit të ri ku do të ketë bukuroshe të reja të cilat do të na çmendin sikur që kanë bërë dikur bukuroshet e lartcekura. Amrita Acharia ka rënë në sy pas paraqitjes në serinë “Games of Thrones”, ndërsa tani falë bukurisë së jashtëzakonshme, do ta shohim shpesh në ballinat e revistave dhe filmat e rinj.

Jessica Gomes, australiania me prejardhje kinezo-singapuro-portugeze, tashmë keni pasur mundësi ta shihni në revistën ‘Sports Illustrated’ dhe reklamat për ‘Levi’s’ dhe ‘Motorola’, por edhe në katalogun e Victoria’s Secret, ndërsa tani e tutje do të shihet edhe më shumë falë kontratave të ndryshme. Bar Paly do të jetë bukuroshja tjetër e cila do të ngacmojë imagjinatën tonë këtë vit, sidomos me paraqitjen e saj përkrah Jason Schwartzman dhe Charlie Sheen në “A Glimpse Inside the Mind of Charles Swan III”, por edhe me Markom Wahlberg dhe Dwayne “The Rock” Johnson në “Pain & Gain”. Ndër bukuroshet tjera të cilat pritet të mbretërojnë gjatë vitit 2013, do të jenë edhe Liu Wen, Iggy Azalea, Tracy Spiridakos, Jessica Chastain,, Kat Dennings, Jamima Kirke, Allison Williams dhe Rosie Huntington-Whiteley.

candice swanepoel  38551

Lini një koment