Kalo te lënda

Doganierët mbesin në Jarinje e Bërnjak

doganatDoganieret në Bernjak dhe Jarinje qe 5 dite nuk janë kthyer ne shtëpi. Sipas burimeve të Indeksonline, ata dje e pardje, kanë pasur mungesë të ushqimit dhe kanë operuar në kushte të këqija higjienike. Por, më mirë kanë kaluar Policia e Kosovës, që po qëndrojnë me ta, ngase janë ndërruar sipas orarit.

Transportin e oficerëve doganorë e bënë misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Helikopteri i tyre nuk ka ateruar që nga data 30 dhjetorë.

Zëdhënës i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar për Indeksonline, se helikopteri nuk ka ateruar në Bërnjak e Jarinjë që nga e diela. Ai tha se që nga ajo datë oficerët doganorë janë në pika. Arsyet e mos aterimit të helikopterit, sipas Stavilecit janë kushtet e këqija atmosferike.

“Nuk ka mundur të bëhet ndërrimi tyre me helikopter, ngase ka pasur mjegull të madhe. Megjithëkëtë ushqimi dhe mjetet higjienike deri tek pikat, kanë mbërri, nëpërmjet tokës. Por, nesër gjithsesi se do të bëhet ndërrimi i tyre”, thotë Stavileci.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sardiu, ka thënë për Indeksonline se policët e Kosovës që janë në dy pikat kufitare, janë ndërruar sipas orarit të paraparë, që e kanë çdo 12 orë.

“Policët janë ndërruar më orar. Ndërrimin tjetër e kanë nesër”, tha Sadriu, duke mos dashur të tregojë cili ka qenë transporti i tyre.

E, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë për Indeksonline se “sot nuk mund të konfirmoj asgjë, ngase është vonë, sepse zyrtarët përgjegjës të misionit evropian të ngarkuar me këtë çështje e kanë kryer punën”.

Ndryshe, në dy pikat kufitare Bernjak e Jarinje, janë 6 oficer doganore.

Lini një koment