Bajram Rexhepi këshillohet nga kidnapuesi i dhëndrit të Azem Sylës
Dëshmi që pasqyron implikimin e të inkriminuarve të krye të dikasterit të antikrimit shtetëror. Është një shembull se si shteti është kapur nga mafia, krimi e korrupsioni.
Rafet Rama këshilltar i Bajram Rexhepit kishte kidnapuar Shpresim Ukën, që është dhëndër i Azem Sylës. Kështu thuhet në sqarimin e agjentit të SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili deklaron se: “Rafet Rama është personi që e kishte kidnapuar Shpresim Ukën dhe e kishte dërguar në Shqipëri në vitin 2003. Ishte person kyç me të cilin u detyrova të takohem në Vushtrri, ku kërkonte 200.000 Euro për lirimin e Shpresim Ukës, i cili mbahej i kidnapuar për shkak të një prone në lagjen Pejton”, ka sqaruar Nazim Bllaca. Kjo është dëshmia që pasqyron implikimin e të inkriminuarve të krye dikasterit të antikrimit shtetëror. Është një shembull se si shteti është kapur nga mafia, krimi e korrupsioni. Rasti tjetër eklatant është se kohëve të fundit shefa policie vazhdimisht gostiten në restorantin “N’PIKË” në rr.Luan Haradinaj” në Prishtinë, afër selisë së policisë, restorant që është pronë e Lushtakëve.
Jo se shefat s’kanë drejt të hanë në restorante, por se që prej pak muajsh mu në hundë të selisë së policisë së Kosovës është hapur ky restorant që gostit shefat e mëdhenj, që bredhin të krekosur thuajse e kanë çliruar Kosovën.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.