Arrestohen tre shqiptarë në SHBA
Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë amerikane pasi janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur një qendër tregtare në Palo Alto të Kalifornisë.
Të arrestuarit Kosta, Fatbardha Barjaba dhe Joniada Barjaba janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County’s Maguire Correctional Facility.
Tre shqiptaret rezidentë në Shqipëri pritet të përballen me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim. /Indeksonline/