Kalo te lënda

Vetëqëndrueshmëria, prioritet i parë i FSK-së

f_0102124240682_mMinistria e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2013 ka përcaktuar objektivat e saja për zhvillimin dhe avancimin edhe të mëtejmë të FSK-së. Si prioritet i parë është edhe bërja e FSK-së forcë të vetë qëndrueshme dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet operacionale.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku në raportin vjetor të punës së Ministrisë që ai drejton ka paraqitur edhe gjashtë prioritetet e Ministrisë së FSK-së për vitin 2013.

Siç njofton RTK, ministri Çeku tha se bërja e FSK-së e vetë qëndrueshme do të mundësojë edhe përcaktimin dhe implementimin e veprimeve për gatishmëri operacionale, siç janë trajnimi i nivelit të batalionit për veprim brenda vendit, themelimi i qendrës së ekselencës e deri të organizimi i konventës së nënoficerëve me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Sa i përket prioritetit të pestë, bërja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, forcë e bazuar nga rekomandimet e rishikimit të sektorit strategjik të sigurisë kombëtare, Çeku thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i shqyrtojë kërkesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, prioriteti i gjashtë është të bërit e FSK-së partner i përkushtuar i SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së. Çeku shpreh bindjen e tij se FSK-ja do t’i arrijë këto objektiva.

I gjithë procesi i këtyre objektivave dhe ndryshimeve, sipas Çekut duhet të përfundojë gjatë hapit final, i cili do të ndodhë në qershor 2013, kur edhe përfundojnë kufizimet ligjore që dalin nga pakoja e Ahtisaarit për FSK-në. /Telegrafi/

Lini një koment