Kalo te lënda

Trajkoviq: As me Thaçin as me Haradinajn

f1_24rada1340541398Asnjëherë nuk kam thënë se do të hyjë në qeverinë e Ramush Haradinajt. Për mua do të ishte sfidë që të hyjë në qeverinë e dominuar nga shqiptarët dhe në atë serbe aq sa na takojnë vende sipas ligjit.

Natyrisht, me marrëveshje që të implementohet ajo për çfarë Prishtina është e obliguar me aktet e veta normative, sepse shumica shqiptare do të garantonte implementimin e ligjeve të miratuara sipas planit të Ahtisaarit, ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq për ‘Danas’.

E pyetur se pse Ramush Haradinaj, nëse formon qeverinë, do të ishte politikisht më i pranueshëm sesa Hashim Thaçit, në qeverinë e të cilit ka refuzuar të hyjë, Trajkoviq ka thënë se “as i pari e as i dytë nuk janë të pranueshëm”.

“Mirëpo, realiteti i jetës na shtynë neve që të bashkëpunojmë me të dytë. Mendoj se serbët brenda institucioneve mund të luftojnë për të drejtat e tyre. Thaçi ka formuar një qeveri të pakicës shqiptare, e cila mban pushtetin duke iu falënderuar serbëve dhe bashkësive tjera. Rezultati është se të gjitha ligjet sipas planit të Ahtisaarit janë miratuar në atë masë që iu ka konvenuar shqiptarëve, edhe pse serbët kanë mundur të rrezojnë dhe kushtëzojnë shumicën qeverisëse”, ka thënë Trajkoviq, kryetare e Listës së Bashkuar Serbe. (ORAinfo)

Lini një koment