Kalo te lënda

QKUK, ende pa drejtorë klinikash

f_0102193115196_mViti 2013 e gjen QKUK-në pa drejtorë klinikash. As miratimi i Ligjit për shëndetësi nuk e ka hapur rrugën për të emëruar drejtorët e klinikave të QKUK-së.

Ministri Ferid Agani, i cili premtoi se ligji do të mundësojë hapjen e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve, thotë se tani nevojitet edhe diçka tjetër, për çka do të nevojiten rreth tre muaj kohë, raporton KTV.

Por, ky fakt do të mund të shkaktonte telashe për ministrin, ngaqë ushtruesit e detyrave në klinikat e QKUK-së do të kalonin tre muajt e funksionimit në këtë pozitë, sepse Ligji për shërbyesit civilë lejon që ushtruesi i detyrës të ketë mandat tremujor.

Konkursi për drejtorë klinikash në QKUK ka dështuar disa herë brenda vitit 2012.

Së fundi, në tetor të vitit të kaluar, me një vendim të drejtorit të QKUK-së, Nijazi Gashi, drejtorët e emëruar nga konkursi i fundit vazhdojnë të jenë ushtrues detyre.

Lini një koment