Kalo te lënda

Integrimi evropian mbetet sfida kryesore në vitin 2013

Vlora-QitakuIntegrimi evropian ishte sfida kryesore politiko-shoqërore edhe gjatë vitit 2012. Viti 2013 do të jetë vit i përkushtimit në përmbushjen e kritereve që parashihen për liberalizim të vizave dhe për fillimin e dialogut me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Kosova ka bërë disa hapa konkret në përmbushjen e axhendës evropiane, por ende ka punë në këtë drejtim. Detyrat për liberalizim të vizave dhe për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit do të jenë çështjet kryesore që i presin institucionet e Kosovës në vitin 2013. Ministrja e integrimeve evropiane Vlora Citaku thotë për Radio Kosovën se gjitha detyrimet janë adresuar dhe deri në fund të janarit do të përmbushën të gjitha kriteret e kërkuara.

Institucionet e Kosovës duhet të fokusohen edhe në përmbushjen e detyrave për liberalizim të vizave. Ekspertë të integrimit evropian vlerësojnë se zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit janë fushat më problematike për Kosovën. Emrush Ujkani beson se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në vitin 2014.

“Supozojmë fundin e vitit 2013, nëse neve nuk arrijmë ti përmbushim kriteret që kërkohen gjithmonë në proces të liberalizimit, mundësia e radhës është prapë dhjetori i vitit tjetër. Nëse neve e lëshojmë momentin e dhjetorit që vjen, atëherë moment tjetër është dhjetori i vitit 2014”, tha Citaku.

Në pranverën e vitit 2013, Komisioni Evropian duhet të përpilojë raportin me vlerësimet se në cilën masë Kosova i ka përmbushur prioritetet në studimin e fizibilitetit, e më pas të shqyrtojë, nëse lejon apo jo hapjen e negociatave për MSA. Sidoqoftë, Kosova në 2013 ka shumë punë për të bërë në rrugën sfiduese të procesit të integrimit evropian.

Lini një koment