Kalo te lënda

Fjala më e shtrenjtë serbe: Kosova!

f_0102110253258_mGazeta “Blic” e Beogradit ka bërë një “hulumtim” me të cilin ka mëtuar të paraqesë cilat fjalët që serbët i konsiderojnë më të shtrenjtat dhe më të dashurat e rreth të cilave “nuk bën të bisedohet”, sepse i konsiderojnë të shenjta.

Natyrisht, fjala e parë që konsiderohet e tillë, sipas këtij hulumtimi, është Kosova, pastaj vijnë me radhë, “vatra, “, partia”, “patriotizmi”, “inati”, “kisha”, “nëna Rusi” dhe “ASHAS” me, siç thotë “Blic” Memorandumin dhe programin e saj kombëtar të papërfunduar, transmeton “Koha”.

Duke “arsyetuar”fjalën e shenjtë Kosovë, “Blic jep për të këtë sqarim, nga pak edhe cinik:

“Djep i serbizimit, tokë e shenjtë serbe. Me kushtetutë të Serbisë që ende paraqitet si krahinë jugore, përmban në vete mitin dhe besimin se serbët e kanë të shënjuar kultin e viktimës së car Llazarit dhe të Betejës së Kosovës, kur e zgjodhën “perandorinë qiellore” në vend se “perandorinë tokësore”. Në bazament festohet kulti i vdekjes në vend se kulti i jetës”.

Lini një koment