Kalo te lënda

FDBK: Qeveria e Serbisë me kërcnime po provokon Luftë Ballkanike!

serbearmee1Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) vlerëson se, ultimatumi i Qeverisë Serbe që, “deri me datën 17 janar  të largohet lapidari i dëshmorëve të UCPMB-së, apo në të kundërtën do të largohet me forcë”, është anti-produktiv dhe prelud për tensionimin e situatës edhe ashtu shumë të rëndë në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc); prandej, nga popullata shqiptare që me vigjilencë, trimëri dhe unitet të përballojë edhe këtë sfidë të rradhës që po e shkakton qeveria serbe, thuhet në një kumtesë të FDBK, transmeton agjencia e lajmve “Presheva Jonë”

Ne vlerësojmë që kjo formë e re e presionit serb nuk është spontan por mirë i planifikuar në kohën kur po zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe pak ditë pasi që e ashtuquajtura Platforma Serbe për Kosovën përjetoi fiasko dhe ashpërisht u kundërshtua nga e gjithë bota demokratike.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), nga politikanët shqiptarë në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), kërkon që, të gjitha forcat politike dhe shoqatat atdhetare të riorganizohen në një Platformë për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, të bazuar në Referendumin e vitit 1992 dhe të luftës heroike të UCPMB-së.

Për realizimin e kësaj Platforme, të Ribashkimit të Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), me të gjitha strukturat e tij, jo vetëm në Kosovën Lindore, por edhe në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe në mërgatën (diasporën) shqiptare, do të bashkëveprojë me ju; prandej, le të bashkohemi si një trup i vetëm për të jetësuar vullnetin e sovranit popull të shprehur përmes Referendumit të vitit 1992 dhe amanetin e dëshmorëve të UCPMB-së, thuet nëfund të kumtesës së Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, nërnshrkuar nga kyretari i saj Mr. Gafurr Adii./Dukagjini.com

Lini një koment